RTV AHIRETI
Shëndetësi

Hulumtimi i ri zbulon nivele të ulëta të vitaminës D te të rinjtë me ngjyrë

hulumtimi-i-ri-zbulon-nivele-te-uleta-te-vitamines-d-te-te-rinjte-me-ngjyre

Një studim i Universitetit të Houston zbuloi se 61 për qind e adoleshentëve të shëndetshëm zezakë kanë nivele të ulëta të vitaminës D, që ulen ende më shumë me moshën.

“Popullatat zezake kanë mungesë të lartë të vitaminës D dhe gjasa më të larta për sëmundje kardiovaskulare, kancere të caktuara dhe diabetin e tipit 2, të cilat kanë qenë të lidhura me nivelet e vitaminës D”, raporton Shainy Varghese, profesor i asociuar i infermierisë në Kolegjin e Infermierisë Universitetin e Houstonit.

Ekipi i saj ekzaminoi të dhënat e 119 adoleshentëve të ndryshëm etnikisht të moshës 12-18 vjeç nga një klinikë periferike në Teksasin juglindor.

Përfitimet e vitaminës D nuk mund të nënvlerësohen. Raportohet se ka ndikime të mëdha në forcimin e sistemit imunitar, parandalimin e disa llojeve të kancerit, rritjen e humorit, uljen e rrezikut të diabetit të tipit 2 dhe më shumë. Hulumtimet zbulojnë gjithashtu se në mesin e pacientëve që janë pozitivë për COVID-19, ata me vitaminë të ulët D kishin simptoma më të rënda të frymëmarrjes, sesa ata me nivele normale të vitaminës D.

“Ky punim tërheq vëmendjen e nevojës për të rritur ndërgjegjësimin e mjekëve në lidhje me përcaktuesit socialë të shëndetit dhe praktikave dietike të ndjeshme kulturore për të përmirësuar nivelet e vitaminës D dhe për të parandaluar komplikimet afatgjata”, shtoi ajo.

Përcaktuesit socialë të shëndetit përfshijnë stabilitetin ekonomik, arsimin dhe aksesin në kujdesin shëndetësor, lagjen dhe mjedisin e ndërtuar, dhe kontekstin social – të gjitha këto ka të ngjarë të ndikojnë në nivelet e vitaminës D, veçanërisht në mesin e komuniteteve me ngjyrë për shkak të pasigurisë ushqimore dhe mungesës së aksesit për kujdesin shëndetësor dhe edukimin shëndetësor, që përbëjnë barriera për të ushqyerit e shëndetshëm.

Vitamina D shpesh quhet “vitamina e diellit” sepse trupi e prodhon atë natyrshëm në përgjigje të dritës së diellit, por përthithja është më sfiduese për njerëzit me tone të errëta të lëkurës. Melanina thith dhe bllokon rrezet UV që të arrijnë qelizat që prodhojnë vitaminën D.

Gjithashtu mund të gëlltitet kur hahen ushqime të caktuara si salmoni, trofta, toni, vezët dhe produktet e qumështit që janë të fortifikuara me të. Por, sipas raportit, derisa fëmijët rriten dhe kanë më shumë autonomi, zgjedhja e tyre e pijeve të ëmbla me sheqer mund të zëvendësojë konsumin e qumështit, duke ulur më tej nivelet e tyre të vitaminës D.

Related posts

Simptomat e diabetit përfshijnë një dhimbje të pazakontë në këmbë

admin

E keni ditur gabim! Këtë frut nuk duhet ta konsumoni me stomakun bosh

rezart morina

Spinaqi ndihmon kundër stresit

admin