RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti brazilian takohet me Xi Jinping, fokusi lufta në Ukrainë

presidenti-brazilian-takohet-me-xi-jinping,-fokusi-lufta-ne-ukraine

Në një atmosferë shumë të ngrohtë, presidenti kinez Xi Jinping priti homologun e tij Brazilian Lula da Silva dhe bashkëshorten e tij në Pekin ditën e sotme. Në një fjalim pas takimit mes dy liderëve, Xi tha se Kina po i vendos marrëdhëniet kino-braziliane si prioritet diplomatik, sipas mediave shtetërore kineze.

Ai shtoi se Lula është miku i tij i mirë dhe pret thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Megjithatë, sipas rrjetit televiziv shtetëror të Kinës CGTN, në tryezën e diskutimeve mes Xi dhe Lula janë diskutuar edhe marrëveshje për paqen, duke iu referuar luftës në Ukrainë, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Xi dhe Lula ranë dakord që dalja nga kriza në Ukrainë mund të bëhet vetëm përmes dialogut dhe negociatave. Presidenti brazilian ndodhet në Kinë për një vizitë zyrtare që filloi të mërkurën e dhe do të përfundojë të shtunën.

Sipas mediave kineze, gjatë takimit mes dy presidentëve pritet të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh dypalëshe në nivel ekonomik, tregtar dhe diplomatik. Bashkëpunimi ekziston ende në fusha të tilla si shkenca, kërkimi, arsimi, etj.

Kina ka qenë partneri më i madh tregtar i Brazilit që nga viti 2009, me ekonominë më të madhe të Amerikës së Jugut që mbështetet shumë në tregtinë dhe investimet nga Kina.

Me iniciativën e Moskës dhe Pekinit, lidhjet midis ekonomive nuk lidhen me fuqitë e mëdha perëndimore, përkatësisht Rusinë, Kinën, Brazilin, Indinë dhe Afrikën e Jugut. /abc

Related posts

Turqi, zjarr në një ndërtesë 8-katëshe në Izmir – VIDEO

admin

Hovenier shprehet i tronditur për shpërthimet në veri: Autorët të dalin para drejtësisë

rezart morina

Plagoset kryeministri sllovak pasi qëllohet me armë – VIDEO

rezart morina