RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kryeministri Kurti takoi kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami

kryeministri-kurti-takoi-kryetarin-e-komunes-se-tetoves,-bilall-kasami

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dje në Maqedoninë e Veriut u mirëprit nga Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, njëherësh Kryetari i Lëvizjes BESA.

Në këtë takim në të cilin kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga këshilltari i tij për marrëdhënie me Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku dhe ambasadori i Republikës së Kosovës, Florian Qehaja, u diskutua për politikat dhe qeverisjen lokale, me theks të veçantë për rëndësinë dhe statusin e projektit të rrugës që lidh Prizrenin dhe Tetovën dhe për bashkëpunimin e komunave rreth malit Sharr, sidomos Tetovës dhe Prizrenin në sferën e turizmit.

Kryeministri Kurti, dje ishte në Tetovë të Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore në nderim të jetës së dëshmorit, Alban Ajeti në përvjetorin e 24-të të rënies së tij, organizuar në amfiteatrin kryesor të Universitetit të Tetovës.

Related posts

UNRWA paralajmëron për katastrofë në Gaza

admin

Shtatë të vdekur në një sulm në sinagogë në vendbanimin kolon hebre në Kuds

admin

Përfundon dita e dytë e negociatave Liban-Izrael në Romë, vazhdojnë sulmet izraelite

Irfan Jahiu