RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Më shumë se 22 milionë besimtarë vizituan Qabenë në 20 ditët e para të Ramazanit

me-shume-se-22-milione-besimtare-vizituan-qabene-ne-20-ditet-e-para-te-ramazanit

Më shumë se 22 milionë pelegrinë vizituan Qabenë në 20 ditët e para të Ramazanit

Më shumë se 22 milionë pelegrinë kanë vizituar Xhaminë e Madhe të Arabisë Saudite gjatë 20 ditëve të para të Ramazanit, ka raportuar Presidenti i Përgjithshëm i Çështjeve të Xhamisë së Madhe dhe Xhamisë së Profetit.

Sheikh Dr. Abdulrahman bin Abdulaziz Al-Sudais tha se ata ndoqën një strategji të detajuar operacionale për të siguruar që numri i madh i besimtarëve të mund të vizitonin vendin dhe të kryenin ritualet e tyre të Umrës me lehtësi, njoftoi Agjencia zyrtare e Shtypit Saudite (SPA).

Në këtë ramazan, i cili filloi më 23 mars u pa një fluks i madh vizitorësh për kryerjën e Umres në vendet e shenjta në Arabinë Saudite.

Një plan i detajuar që synonte të lehtësojë përvojën e besimtarëve gjatë ditëve të fundit të Ramazanit dhe të sigurojë shërbime të ndryshme me cilësi të lartë hyri në fuqi të martën.

Related posts

Ekuadori heq gjendjen e jashtëzakonshme

admin

Deklarata e ministres serbe “ndez” reagime, Kosova kërkon masa më të forta nga Bashkimi Europian: Reagimi ishte i pamjaftueshëm

admin

Nuk kalon ndryshimi i Ligjit për skemat pensionale

admin