RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjysma e fluturimeve për në Francë dhe nga Franca do të anulohen të premten

gjysma-e-fluturimeve-per-ne-france-dhe-nga-franca-do-te-anulohen-te-premten

Një grevë e punonjësve mund të anulojë gjysmën e të gjitha fluturimeve drejt dhe nga Franca të premten.

Autoriteti i aviacionit të Francës, DGAC ka paralajmëruar për ndërprerje të rënda, duke u kërkuar linjave ajrore të përgjysmojnë oraret e tyre dhe duke u kërkuar pasagjerëve të vonojnë udhëtimet.

Sindikata franceze SNCTA- sindikata kryesore e vendit për kontrollorët e trafikut ajror – thirri grevën për pagat dhe kushtet e punës.

Në një deklaratë, sindikata tha se inflacioni po gërryen pagat e punëtorëve, duke bërë thirrje për rritje të pagave dhe më shumë rekrutim.

Air France ka thënë se do të kontaktojë çdo pasagjer individualisht.

DGAC ka këshilluar pasagjerët në linjat e tjera ajrore që të kontaktojnë me kompaninë e tyre për më shumë informacion.

Nëse nuk arrihet një marrëveshje pas të premtes, Sindikata planifikon një grevë të dytë për 28-30 shtator. /tiranapost

Related posts

Putini konfirmon vizitën në Turqi

Muhamet Ramadani

OBSh-ja: Bombardimi i një spitali apo shkolle nuk është “gabim llogaritjeje”, por “krim lufte”

Hevzi

27 të vdekur nga një shpërthim në një pikë karburanti në Dagestan – VIDEO

Muhamet Ramadani