RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të krishterët ortodoksë festojnë Pashkët

te-krishteret-ortodokse-festojne-pashket

Të krishterët ortodoksë sot festojnë festën më të madhe të krishterë, Pashkët, raporton Anadolu.

Me këtë rast liturgjitë e Pashkëve mbahen në kishat në Maqedoninë e Veriut, por edhe në rajon dhe në botë, ku tradicionalisht marrin pjesë një numër i madh njerëzish.

Si çdo vit, sipas traditës, në kisha mbahen liturgji të Pashkëve. Pashkët festohen tri ditë. Ritualet me rastin e festës fillojnë të Enjten e Madhe kur, para lindjes së diellit, amviset i ngjyrosin vezët e para të kuqe të Pashkëve.

Të krishterët ortodoksë kryesisht festojnë Pashkët me familjet e tyre, duke përgatitur ushqime tradicionale dhe duke shkuar në kishë.

Related posts

Spiropali: Shqipëria mbështet integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE, ndajmë të ardhme të përbashkët

Muhamet Ramadani

OKB bën thirrje për ndihmë urgjente pas përmbytjeve në Somali

admin

Kadyrov nxit Putinin të merr masa drastike e të përdor armë bërthamore

admin