RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Në Gjermani mungesa e punëtorëve të kualifikuar arriti nivel rekord në 2022

ne-gjermani-mungesa-e-punetoreve-te-kualifikuar-arriti-nivel-rekord-ne-2022

Më shumë se 630.000 vende të punës për punëtorë të kualifikuar, nuk kanë mundur të plotësohen vitin e kaluar, për shkak se të papunët nuk kanë qenë të kualifikuar për kërkesat, ka thënë Qendra e Kompetencës për Punëtorë të Kualifikuar në Gjermani.

Ky realitet, sipas institutit, ka shënuar hendekun më të madh në ofertën dhe kërkesën për punë, prej kur kanë nisur të bëhen analiza të tilla më 2010. Sektorët e shëndetësisë, shërbimeve sociale dhe edukimit, janë prekur më së keqi, bashkë me sektorët e ndërtimit, arkitekturës, dhe ndërtimit të teknologjisë. Sipas studimit, gjashtë prej 10 vendeve të lira të punës në këta sektorë, nuk kanë arritur të plotësohen.

Mungesë më e madhe, sesa zakonisht, është vërejtur edhe në sektorin e teknologjisë informative, në shkenca natyrore dhe gjeografi. Mungesa e fuqisë punëtorë të kualifikuar është vërejtur edhe në sektorët e shërbimeve komerciale, në tregti, shitje, hotelieri e turizëm, pasi tre në 10 vende të punës, kanë mbetur të paplotësuara vitin e kaluar.

Related posts

Tre të vdekur dhe mbi 600 të infektuar nga COVID-19 në Kosovë

RTI

Kryeministri i ri i Skocisë udhëhoqi namazin në natën e parë në rezidencën zyrtare

rezart morina

Arabia me tjetër projekt futuristik, i përngjan Qabesë në pamje – VIDEO

rezart morina