RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Erdoğan: Turqia do të hap 3 fabrika të tjera të përpunimit të borit – VIDEO

erdogan:-turqia-do-te-hap-3-fabrika-te-tjera-te-perpunimit-te-borit-–-video

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka njoftuar planet për të hapur tre fabrika të tjera të përpunimit të borit në provincën qendrore Eskişehir, raporton Anadolu.

“Këtë vit, ne do të shtojmë tre fabrika të reja të përpunimit të borit në Eskişehir, të cilat përbëjnë një vlerë investimi prej 501 milionë lirash (25.8 milionë dollarë)”, tha presidenti Erdoğan në një ceremoni masive të hapjes në Eskişehir.

Erdoğan tha se “pilot fabrika” e hapur në Eskişehir do të fillojë përpunimin e 1.200 tonë mineraleve në vit në fazën e parë duke krijuar një tjetër “objekt që do të rrisë menjëherë prodhimin vjetor në 570 mijë tonë”.

Presidenti turk tha se “projektimi, prodhimi dhe montimi i lokomotivës dhe nën-sistemeve të lokomotivës së parë elektrike ‘E5000’ do të përfundojë dhe më pas do të nis testimi dhe certifikimi”.

“Këtu ne do të prodhojmë 500 lokomotiva që Turqisë do t’i nevojiten në 10 vitet e ardhshme”, shtoi ai.

Related posts

Von der Leyen: Ky është moment historik për Tiranën e Shkupin, sukses i dy popujve

admin

Rusia akuzon SHBA-në dhe NATO-n: Po inkurajojnë Ukrainën për të vazhduar këtë luftë të pakuptimtë

admin

Kanadaja dënon vendimin e Izraelit për të mbyllur hetimin mbi sulmin ndaj Kuzhinës Qendrore Botërore

RTI