RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

Von der Leyen: Ky është moment historik për Tiranën e Shkupin, sukses i dy popujve

von-der-leyen:-ky-eshte-moment-historik-per-tiranen-e-shkupin,-sukses-i-dy-popujve

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka përgëzuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare në Bruksel.

Von der Leyen tha se Shqipëria e arriti këtë ditë pas shumë këmbënguljeve, reformave dhe besimit në rrugën evropiane, meritë të cilën ia atribuoi popullit shqiptare dhe kryeministrit Rama.

Ajo tha se ky është moment historik dhe shtoi se të dyja shtetet kanë kryer reformat e duhura për të nisur negociatat e anëtarësimit në bllok.

“Sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po hapin negociatat për anëtarësimin në BE. Ky është suksesi juaj dhe i qytetarëve tuaj, që keni punuar kaq shumë për të arritur këtu dhe keni treguar jashtëzakonisht përkushtim për vlerat tona, keni treguar këmbëngulje dhe keni pasur besim te procesi i anëtarësimit”, tha von der Leyen, në një konference për media të martën në Bruksel.

Diplomatja e KE-së tha se komisioni dhe ekipet negociuse do të nisin punën që sot dhe Shqipëria do të jetë më pranë BE-së dhe do të bashkohet me Mbrojtjen Civile Evropiane. Ajo tha se në Shqipëri do të rriten investimet dhe punësimet, pasi populli shqiptar e meriton dhe Komisioni Evropian e pret Shqipërinë në union.

“Maqedonia e Veriu do shqyrtojë marrëveshjen Frontex. Ju mund të mbështeteni te ne që të gjitha ligjet të përkthehen në gjuhën maqedonase. Do ketë rritje investimesh, bashkëpunime në pikat kyç, punësime të reja, mundësi të reja, për këtë kanë pritur kaq gjatë qytetarët tuaj. Në fund, i dashur Edi, i dashur Dimitr, ju keni treguar kaq shumë lidershqip, vizion, durim strategjik por në këto kohë me sfida të mëdha të sulmit brutal rus ju keni treguar bashkimit tuaj me vlerat evropiane”, ka thënë ajo.

Related posts

Finlanda premton miliona dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, por jo tanke

admin

Osmani takohet me presidentin Bush

admin

“Putini po vë bast për një luftë të re në Europë, Vuçiqi e ka kërcënuar hapur Kosovën, SHBA pret rrezik të lartë”

admin