RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelenskyy vendos sanksione ndaj bizneseve që plotësojnë nevojat e ushtrisë ruse

zelenskyy-vendos-sanksione-ndaj-bizneseve-qe-plotesojne-nevojat-e-ushtrise-ruse

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy njoftoi se janë vendosur sanksione ndaj 322 bizneseve që plotësojnë nevojat e ushtrisë ruse, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me video nga llogaria e tij në median sociale, Zelenskyy tha se ka vendosur në zbatim paketën e 3-të të sanksioneve kundër atyre që mbështesin Rusinë dhe që sigurojnë kontribute ndaj agresionit rus.

“Kjo paketë sanksionesh është kundër bizneseve të industrisë ushtarake që plotësojnë nevojat ushtarake të ushtrisë ruse”, theksoi Zelenskyy i cili shtoi se “Këtë herë në listat e sanksioneve janë shtuar 322 kompani që prodhojnë armë, komponentë dhe të ngjashme”.

Ai më tej tha se në dy listat e tjera të sanksioneve përfshihen individë dhe persona juridikë që ofrojnë ndihmë për kapërcimin e sanksioneve kundër Rusisë.

Duke tërhequr vëmendjen se mbi paketat e sanksioneve është punuar në mënyrë të detajuar, kryesisht për sinkronizimin me partnerët, Zelenskyy tha se “Kjo është një nga objektivat e përbashkëta e të gjithë atyre që përpiqen për fitoren tonë të shpejtë dhe që lufta të përfundojë në mënyrë sa më të shpejtë. Ky është objektiv për të eliminuar çdo mundësi që Rusia të kapërcejë sanksionet”.

Zelenskyy potencoi se plani i Moskës për të kapërcyer sanksionet i shton kohë luftës dhe i ofron mundësi. “Sa më shumë sanksione të ketë kundër ekonomisë luftarake ruse dhe ndaj të gjithë personave që kanë lidhje me Rusinë dhe këtë vend aq me shpejt do të arrihet fitorja”, tha presidenti ukrainas.

Related posts

Minatorët e Trepçës thonë se këtë muaj morën vetëm 51% të pagës

RTI

Pritjet deri në një orë në Merdarë

rezart morina

Morawiecki: Fitorja e Ukrainës, çelësi i rritjes ekonomike globale

admin