RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të rinjtë koreano-jugorë mendojnë se ribashkimi me Korenë e Veriut nuk është i nevojshëm

te-rinjte-koreano-jugore-mendojne-se-ribashkimi-me-korene-e-veriut-nuk-eshte-i-nevojshem

Sipas një sondazhi, 61 për qind e të rinjve në Korenë e Jugut mendojnë se ribashkimi me Korenë e Veriut nuk është i nevojshëm, transmeton Anadolu.

Në lajmin e agjencisë koreano-jugore Yonhap thuhet se është zhvilluar një anketë me 1.001 të rinj koreano-jugorë të moshës nga 20 deri në 30 vjeç gjatë periudhës 13-18 prill. Në pyetjen për mendimin lidhur me ribashkimin e Koreve, 61 për qind e pjesëmarrësve janë deklaruar si “kategorikisht jo i nevojshëm” ndërsa 24 për qind e tyre si “kategorikisht i nevojshëm”.

Po ashtu pjesëmarrësve në sondazh u është drejtuar edhe pyetja se cili është mendimi i tyre lidhur me Kinën, Korenë e Veriut, SHBA-në dhe Japoninë.

Në përgjigjen e tyre 91 për qind e pjesëmarrësve kanë shprehur “mendim negativ” ndaj Kinës ndërsa 88 për qind “mendim negativ” ndaj Koresë së Veriut.

Në anën tjetër, 67 për qind e pjesëmarrësve kanë shprehur “mendim pozitiv” për SHBA-në dhe 63 për qind “mendim pozitiv” për Japoninë.

Related posts

Deklarime me etje për gjak!

Irfan Jahiu

Një muaj paraburgim ndaj 13 të arrestuarve për rastin “TOTO”

admin

Katër shtete nënshkruajnë marrëveshje për të transportuar energji elektrike në Evropë

admin