Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq ka shpallur fitoren për këtë komunë.
Ai është parë duke festuar me qytetarët, përcjell teve1.info
Deputeti i LVV-së, Armend Muja ka njoftuar se Atiq ka fituar me mbi 65% të votave.
Sipas Mujës edhe në Komunën e Leposaviqit ka fituar kandidati i kësaj partie Lulzim Hetemi me mbi 70% të votave.
Sipas shifrave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në Mitrovicë të Veriut numri i qytetarëve që kanë dalë të votojnë ka qenë 837 apo 4.62%.
Mitrovica e Veriut është komunë në të cilën të drejtë vote kanë pasur 18 mijë e 118 votues. Kandidatët për kryetar në këtë komunë kanë qenë edhe Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare Mitrovica dhe Taulant Kelmendi nga Partia Demokratike e Kosovës.