RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti për takimin me Vuçiqin: Gjithmonë jam i gatshëm

kurti-per-takimin-me-vuciqin:-gjithmone-jam-i-gatshem

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se është i gatshëm për takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel, më 2 maj.
Ai nënvizoi nevojën që marrëveshja bazë me Serbinë, por edhe aneksi i zbatimit të zbatohen pa vonesa dhe në plotni.

“Gjithmonë jam gati për takimet e nivelit të lartë, të cilat organizohen me lehtësimin apo ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Takimi i radhës do të mbahet në Bruksel si zakonisht, me ç’rast duhet të diskutohet se si edhe marrëveshja Brukselit dhe aneksi i zbatimit nga Ohri që është pjesë integrale do të zbatohen pa vonesa dhe pa plotni”, tha ai.

Duke folur për zgjedhjet e djeshme në katër komunat veriore, Kurti tha se fushata e egër e shantazhit dhe kërcënimit të Beogradit ndikoi në daljen e ulët në votime të qytetarëve në veri.

“Fushata e egër e Beogradit zyrtar, e cila u ekzekutua edhe nga elemente kriminale në teren në veri të Kosovës, padyshim se ishte fushatë e shantazhit, frikësimit dhe kërcënimit, e cila për pasojë pati daljen e ulët e qytetarëve. Mua më vjen keq që parti të caktuara politike atje kanë ftuar për bojkot, në fakt thirrja nuk është e tyre, thirrja është e Beogradit, mirëpo të gjithë duhet të kenë parasysh se kushtetutshmëria dhe ligjshmëria njëmend garantojnë liri dhe të drejta, por të njëjtën kohë sjellin përgjegjësi dhe obligime”, u shpreh Kurti.

Related posts

Kasami ftohet në gjykatë për të dëshmuar për pritjen e Albin Kurtit

rezart morina

Erdoğan: Bashkëpunimi Turqi-Iran do të promovojë zhvillimin dhe stabilitetin në rajon

admin6

Raundi i parë i zgjedhjeve të parakohshme në Francë, shënohet pjesëmarrja më e lartë e votuesve në 40 vjet

admin