RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Në favor të aplikimit të Kosovës votuan 33 shtete, Serbia mes 7 vendeve që votuan kundër

ne-favor-te-aplikimit-te-kosoves-votuan-33-shtete,-serbia-mes-7-vendeve-qe-votuan-kunder

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është pranuar në Komitetin e Këshillit të ministrave të këtij trupi dhe i është bartur Asamblesë Parlamentare për përgatitjen e opinionit dhe rekomandimit. Në fazën e parë drejt pranimit të aplikimit të Kosovës pro kanë votuar 33 shtete të Këshillit të Evropës, ndërsa Serbia u është bashkuar Azerbajxhanit, Qipros, Gjeorgjisë, Hungarisë, Rumanisë e Spanjës në votën kundër. E në procesin e votimit abstenuan Sllovakia, Greqia, Bosnjë-Hercegovina, Armenia dhe Ukraina
Komiteti i Këshillit të Ministrave i Këshillit të Evropës ka shqyrtuar sot aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë dhe ka vendosur që t’i bartë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që ka mandatin për të përgatitur opinionin dhe rekomandimin lidhur me kërkesën e Kosovës.

Vendimin e sotëm për këtë akt e kanë mbështetur 33 vende anëtare të Këshillit të Evropës, 7 ishin kundër, ndërsa 5 vende kanë abstenuar në votim.

Në mesin e shteteve që kanë votuar kundër ka qenë edhe Serbia, me çka edhe formalisht ka shkelur marrëveshjen e arritur në Bruksel, në kuadër të dialogut më 27 shkurt, ku mes tjerash thuhet se Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Sipas procedurave të Këshillit të Evropës tash pritet që në një prej takimeve të radhës – ose në atë në qershor apo më vonë në vjedhtë, në tetor – të përgatitet raporti i Asamblesë parlamentare dhe të jepet rekomandimi për të pranuar Kosovën në këtë organizatë.

Më pas, prapë Këshilli Ministror merr vendimin për të pranuar apo jo Kosovën si vend anëtar.

Burimet diplomatike evropiane i kanë thënë KOHËS se atmosfera në Këshillin e Evropës është e tillë që vlerësohet se ekziston shumica e nevojshme prej 2 të tretash edhe në Këshillin e Ministrave e edhe në Asamblenë Parlamentare. Prandaj, pritet që, nëse gjithçka shkon sipas planit, deri në fund të këtij viti edhe të përmbyllet procedura për të pranuar Kosovën në Këshillin e Evropës.

Por të njëjtat burime pohojnë se tash do të ketë taktizime diplomatike dhe rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës do të lidhet edhe me implementimin e marrëveshjes së Brukselit, e në rastin e Kosovës me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Related posts

Pas liberalizimit të vizave, mbi 287 mijë qytetarë udhëtuan me aeroplanë gjatë muajit janar

RTI

Ukraina, thirrje OKB-së dhe Kryqit të Kuq të hetojnë vdekjet në burgje

admin

Në varrezat e Pejë iu dha lamtumira e fundit nënës dhe djalit që humbën jetën nga vërshimet

admin