Avioni i parë supersonik turk Hürjet kreu me sukses fluturimin e tij të parë.
Avioni i parë ushtarak turk Hürjet përfundoi me sukses sot fluturimin e tij të parë testues dhe është një aeroplan me një motor, supersonik me dy ulëse. Bëhet fjalë për një avion të avancuar stërvitor dhe luftarak të lehtë.
“Aeroplani ynë i parë reaktiv supersonik kombëtar me ekuipazh njerëzor, Hürjet, ka përfunduar me sukses fluturimin e tij të parë. Një dhuratë për Shekullin e Turqisë”, ka thënë presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan në rrjetet sociale.
Presidenti Erdoğan ndau gjithashtu foto të momentit kur avioni Hürjet, i zhvilluar nga Industria e Hapësirës Ajrore Turke (TUSAŞ), doli nga hangari dhe bëri fluturimin e tij të parë.
Avioni i lehtë luftarak ka një gjatësi prej 13,6 metrash, një hapje krahësh 9,5 metrash, një lartësi 5,1 metrash dhe një sipërfaqe krahësh 35 metrash katrorë.
Yerli ve millî ilk insanlı süpersonik jet uçağımız HÜRJET ilk uçuşunu başarıyla gerçekleştirdi. Hamdolsun. Türkiye Yüzyılı’na armağan olsun! pic.twitter.com/KkauZykunV
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) April 25, 2023