RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kremlini: Rrethanat “nuk janë në favor” të zgjatjes së marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi

kremlini:-rrethanat-“nuk-jane-ne-favor”-te-zgjatjes-se-marreveshjes-se-dritherave-te-detit-te-zi

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se rrethanat “nuk janë në favor” të zgjatjes së marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi, transmeton Anadolu.

“Pavarësisht faktit se ka kaluar aq shumë kohë, akoma nuk është përfunduar, nuk ka fituar natyrën ‘paketë’. Kushtet që na shqetësonin neve nuk janë zbatuar. Prandaj, rrethanat deri më tani nuk janë në favor të zgjatjes”, u tha Peskov gazetarëve në Moskë.

Peskov argumentoi se nëse marrëveshja nuk zgjatet, nuk do të jetë shkaku i një krize të mundshme globale të ushqimit.

Në muajin korrik të vitit të kaluar, Turqia, Kombet e Bashkuara (OKB), Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Istanbul për të vazhduar eksportet e drithërave nga tre portet ukrainase të Detit të Zi, të cilat ndaluan pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në shkurt të vitit 2022, pas çka u përkeqësua pasiguria ushqimore globale.

Një qendër koordinimi u krijua në Istanbul për mbikëqyrjen e dërgesave, me zyrtarë nga tre vendet dhe OKB-ja.

Related posts

Dyshimet se Irani i ka dërguar raketa balistike Rusisë, BE: Kemi informacione të besueshme se janë kryer transferta

admin

Hamasi: Negociatat për armëpushim të përhershëm dështuan sepse Izraeli refuzoi propozimet tona

admin

“Serbët e veriut po përdoren nga Beogradi për destabilizimin e Kosovës”

admin