RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetMaqedoni

Pendarovski: E ardhmja euro-atlantike e Kosovës dhe Maqedonisë Veriore investim për stabilitetin

pendarovski:-e-ardhmja-euro-atlantike-e-kosoves-dhe-maqedonise-veriore-investim-per-stabilitetin

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka vlerësuar raportet ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë Veriore.

Ai në konferencën e përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se mbështet aspiratat e euro-atlantike të Kosovës.

“Me presidenten Vjosa Osmani, u dakorduam se shtetet tona kanë një rol aktiv për arritjen e stabilitetit të qëndrueshëm në rajon. Në këtë kontest vlerësuar se e ardhmja euro-atlantike në mes dy vendeve tona është investim për stabilitetit dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor. Maqedonia e Veriut mbështet aspiratat euro-atlantike të Kosovës”, tha ai, transmeton teve1.info

Presidenti maqedonas tha se Kosova është në mesin e 20 vendeve me shkëmbimin më të madh ekonomike dhe se këto shifra synojnë ti rrisin.

Ai ka komentuar edhe dakordimin e Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e planit evropian në marrëveshjen e Ohrit, duke thënë se mbështesin një gjë të tillë dhe janë të gatshëm të kontribuojnë në këtë proces.

Related posts

Nenad Rashiq ka deklaruar se ka bërë ngatërresë kur ka thënë se Albin Kurti vendosi t’ia jap Manastirit të Deçanit 24 hektarë për hatër të tij.

RTI

Trump largohet me urgjencë nga darka pas raportimeve për të shtëna me armë

RTI

Kur pritet të dihen rezultatet e zgjedhjeve në veri

Muhamet Ramadani