RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kristersson: Suedia të ndjekë politikën strikte të migracionit të Danimarkës

kristersson:-suedia-te-ndjeke-politiken-strikte-te-migracionit-te-danimarkes

Suedia dëshiron të ndjekë shembullin e vendit fqinj, Danimarkës, kur bëhet fjalë për politikën strikte të migracionit.

“Danimarka është 10 deri në 15 vjet përpara Suedisë në këtë drejtim”, tha kryeministri suedez, Ulf Kristersson gjatë një vizite në Danimarkë, sipas agjencisë daneze të lajmeve “Ritzau”.

Homologia e tij, Mette Frederiksen dhe Partia e saj Socialdemokrate kanë mbrojtur politika të ashpra për migracionin prej vitesh.

Gjatë vizitës, Kristersson dhe Frederiksen diskutuan mënyrat për kthimin e azilkërkuesve të refuzuar dhe luftën kundër krimit.

“Sipas shifrave zyrtare, rreth 18 700 shtetas aplikuan për azil në Suedi, vitin e kaluar dhe rreth 4 600 në Danimarkë”, raportoi “Ritzau”.

Konservatori Kristersson i cili erdhi ne pushtet qeverinë në Suedi tetorin e kaluar, drejton një koalicion të të moderuarve, kristian-demokratëve dhe liberalëve. /atsh

Related posts

Haxhiu: Për vrasjen e Balajt e Xheladinit i jam drejtuar Sekretarit të Kombeve të Bashkuara

admin

Të paktën 70 të vdekur dhe 131.000 të zhvendosur nga përmbytjet në Kenia

RTI

Vritet nga bashkëshorti një grua në Pejë

admin