RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti finlandez: Përmes NATO-s po rrisim në nivel të lartë sigurinë tonë

presidenti-finlandez:-permes-nato-s-po-rrisim-ne-nivel-te-larte-sigurine-tone

Presidenti i Finlandës, Sauli Niinistö, ka deklaruar se anëtarësimi i vendit të tij në NATO nuk vendos në objektiv askënd dhe ka theksuar se përmes NATO-s po rrisim sigurinë në nivel të lartë, transmeton Anadolu.

Në një vlerësim në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Afrikës së Jugut në Johannesburg, Niinistö bëri të ditur se Afrika ka një rol që rritet me shpejtësi në botë.

“Nuk mund të mohohet as efekti gjeopolitik i Afrikës. Vitin e kaluar Bashkimi Evropian (BE) dhe Unioni Afrikan si partnerë dhe fqinjë të afërt rinovuan partneritetet e tyre për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët. Ne kemi nevojë për udhëheqjen e Afrikës për të forcuar bashkëpunimin efektiv shumëpalësh me Kombet e Bashkuara (OKB)”, deklaroi Niinistö, duke theksuar se Afrika është një prej kontinenteve që ka rritjen më të shpejtë në aspektin ekonomik.

Niinistö foli edhe për luftën Rusi-Ukrainë ku theksoi se kjo luftë ka pasoja negative globale dhe se Moska është agresore në mënyrë të hapur.

Ai po ashtu tha se Afrika e Jugut është shumë larg nga Ukraina, ndërsa Finlanda dhe zona e luftës janë të pozicionuara afër.

“Luftën në Ukrainë mund ta shohim nga një fokus paksa të ndryshëm. Në periudhën sovjetike Rusia ka pasur lidhje të ngushta me shumë vende të Afrikës. Ndërsa përvoja e Finlandës është plotësisht ndryshe. Kemi jetuar për qindra vite nën perandorinë ruse. Kur perandoria ruse ra, ne shpallëm pavarësinë tonë dhe filluam të ndërtojmë një shtet të begatë demokratik. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, si një komb i ri i pavarur mbrojtëm veten tonë kundër pushtimit sovjetik. Luftuam shumë dhe fituam pavarësinë tonë. Por paguam një çmim të lartë, shumë jetë u shkatërruan dhe u humbën territore. Pas luftës arritëm marrëveshje me Rusinë për dekada. Por kur Rusia sulmoi Ukrainën na u gjallëruan kujtimet tona historike. Lufta lë shenja të thella”, tha Niinistö.

Duke rikujtuar se për vite me radhë kanë investuar në siguri dhe mbrojtje, Niinistö tha se, “Anëtarësimi i Finlandës në NATO nuk vendos në objektiv askënd. Përmes NATO-s po rrisim sigurinë tonë në nivel të lartë. Do të mbrojmë vlerat tona. Finlanda do të vazhdojë të jetë një vend skandinav i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm që synon zgjidhjen në mënyrë paqësore të mosmarrëveshjeve”.

Related posts

Ministrja e Jashtme gjermane thotë se përmasa e tërmeteve në Turqi ‘nuk mund të shpjegohet me fjalë’ – VIDEO

admin

MPJD konfirmon pranimin e 13 marrëveshjeve të nënshkruara nga Shqipëria

admin

OKB: Rreth 200,000 njerëz kanë ikur nga veriu i Gazës që nga 5 Nëntori

admin6