RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Chollet bisedon me Vuçiqin: Asociacioni të formohet urgjentisht

chollet-bisedon-me-vuciqin:-asociacioni-te-formohet-urgjentisht

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, deklaroi se ka zhvilluar një bisedë thelbësore me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për dialogun me Kosovën, e në veçanti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai shkroi në Twitter të enjten se me Vuçiqin ranë dakord për fuqizim të partneritetit mes dy vendeve, ndërsa takimi më 2 maj mes presidentit serb dhe kryeministrit Albin Kurti, tha se pret të jetë konstruktiv.

“Pata bisedë thelbësore e pozitive me presidentin Vuçiq. U dakorduam për fuqizimin e vazhdueshëm të partneritetit mes SHBA-së dhe Serbisë dhe fokus të përbashkët patëm përparimin në dialog, veçanërisht nevojën urgjente për të formuar Asociacionin. Presim një takim konstruktiv më 2 maj në Bruksel”, shkroi Chollet.

Related posts

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Muhamet Ramadani

Kurti: Sulmi ndaj Ibër–Lepencit synoi zhvendosjen e krizës nga Beogradi në veriun e Kosovës

admin

VIDEO/ Rrëshqitje masive të dherave në Siçili, mbi 1000 njerëz largohen nga shtëpitë e tyre

admin