RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Chollet bisedon me Vuçiqin: Asociacioni të formohet urgjentisht

chollet-bisedon-me-vuciqin:-asociacioni-te-formohet-urgjentisht

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, deklaroi se ka zhvilluar një bisedë thelbësore me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për dialogun me Kosovën, e në veçanti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai shkroi në Twitter të enjten se me Vuçiqin ranë dakord për fuqizim të partneritetit mes dy vendeve, ndërsa takimi më 2 maj mes presidentit serb dhe kryeministrit Albin Kurti, tha se pret të jetë konstruktiv.

“Pata bisedë thelbësore e pozitive me presidentin Vuçiq. U dakorduam për fuqizimin e vazhdueshëm të partneritetit mes SHBA-së dhe Serbisë dhe fokus të përbashkët patëm përparimin në dialog, veçanërisht nevojën urgjente për të formuar Asociacionin. Presim një takim konstruktiv më 2 maj në Bruksel”, shkroi Chollet.

Related posts

11 të vrarë nga 3 sulme amerikane ndaj mjeteve detare të lidhura me ‘trafik droge’ në Paqësor dhe Karaibe

admin

​Aksion për lirimin e pronave të Ibër Lepncit përreth Ujmanit

Hevzi

Arabia Saudite dënon Suedinë për lejimin e politikanit të ekstremit të djathtë të djegë Kuranin

admin