RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mediat serbe: Presidenti i Serbisë Vuçiq shtrohet me urgjencë në spital

mediat-serbe:-presidenti-i-serbise-vuciq-shtrohet-me-urgjence-ne-spital

Simpatizantët e opozitës kanë shpërndarë lajmin duke shtuar se kjo ishte “hera e dytë brenda 20 ditëve” që Vuçiq shtrohet në spital.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pranuar me urgjencë në spital, sipas mediave serbe.

B92.net njoftoi se kanë konfirmuar lajmin se Vuçiq është pranuar në spital.

Mediat raportojnë se Vuçiq është pranuar me urgjencë në spital, por jo në Akademinë Mjekësore Ushtarake (VMA).

Gjithashtu, bëhet e ditur se simpatizantët e opozitës kanë publikuar një sërë postimesh në rrjetet sociale në të cilat kanë thënë se Vuçiq ka përfunduar me urgjencë në VMA-në duke shtuar se kjo ishte “hera e dytë brenda 20 ditëve”. /trt

Related posts

Kancelari gjerman, Olaf Scholz mesazh urimi me rastin e Ramazanit

admin

SHBA njofton ndihmë 8 miliardë dollarëshe për Ukrainën, Biden: Do t’i japim Kievit mbështetjen që i duhet për ta fituar luftën

admin

Tajlanda dhe Kamboxhia shpallin armëpushim të menjëhershëm pas javësh përplasjeje

RTI