RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Referendum në Uzbekistan, presidenti kërkon zgjatjen e mandatit deri në vitin 2040

referendum-ne-uzbekistan,-presidenti-kerkon-zgjatjen-e-mandatit-deri-ne-vitin-2040

Uzbekistani zhvilloi këtë të diel referendumin kushtetues për zgjatjen e mandatit të presidentit.

Shumë qytetarë shprehën vullnetin e tyre, ndërsa qendrat e votimit qëndruan të hapura për 12 orë. Ndërkohë rezultatet e votimit në shtetin e Azisë Qendrore pritet të shpallen nga ana e komisionit zgjedhor brenda 10 ditëve.

Referendumi u zhvillua me kërkesë të presidentit Mirziyoev, i cili mori drejtimin e vendit në vitin 2016 pas vdekjes së diktatorit Islam Karimov.

Ai këmbëngul se rishikimi i kushtetutës do të përmirësojë qeverisjen dhe cilësinë e jetës në vendin me 35 milionë banorë, të drejtat e të cilëve janë të kufizuara prej shumë kohësh.

Sipas vëzhguesve, presidenti Mirziyoev pritet të përfitojë më së shumti në vendin me shumicë myslimane nga këto ndryshime. Kjo pasi krahas zgjatjes së mandatit nga 5 në 7 vite, kreu i shtetit ka të drejtë që të zgjasë kohën e tij në pushtet deri në vitin 2040.

Sipas ekspertëve, këto amendamente kushtetuese do të miratohen pasi media në Uzbekistan është e kontrolluar.

“Kushtetuta e re do të ndryshojë jetën time”, i tha AFP-së Shamsiddin Zhurayev, një biznesmen 40-vjeçar jashtë një qendre votimi në Tashkent.

“Por unë vërtet nuk e di në çfarë mënyre”, përfundoi ai. /tch

Related posts

Dakordimi për aneksin në Ohër, Osmani thotë se Serbia do të vazhdojë t’i shkelë marrëveshjet

admin

Petritsch për situatën në veri: Ka rrezik që të kthehet në konflikt të armatosur, por ShBA dhe BE janë gati ta parandalojnë

admin

Të ardhurat në Shqipëri, 4 herë më të ulëta se ato në Bashkimin Europian

admin