RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Papa Françesku në Hungari: Mos i mbyllni dyert për të huajt dhe emigrantët

papa-francesku-ne-hungari:-mos-i-mbyllni-dyert-per-te-huajt-dhe-emigrantet

Papa Françesku, i cili ndodhet për një vizitë në Hungari, kremtoi të dielën një meshë në mjedis të hapur dhe u bëri thirrje hungarezëve “të mos ua mbyllin derën” emigrantëve.

Ndryshe nga politika kundër emigracionit të kryeministrit të vendit, Viktor Orbán, Papa Françesku u kërkoi besimtarëve që të jenë më të hapur ndaj atyre që janë “të huaj ose të ndryshëm nga ne”.

Për të parë Papën në ditën e fundit të vizitës së tij në vend, më shumë se 50,000 njerëz u mblodhën në mëngjes rreth sheshit prapa ndërtesës së parlamentit në kryeqytetin Budapest, një ndërtesë ikonë neo-gotike, një simbol i kryeqytetit që qëndron sipër në brigjet e Danubit.

Në predikimin e tij, Françesku 86-vjeçar tha se nëse hungarezët duan të ndjekin Jezusin, ata duhet të shmangin “dyert e mbyllura të individualizmit tonë në mes të një shoqërie gjithnjë e më të izoluar, dyert e mbyllura të indiferencës sonë ndaj të padrejtëve dhe atyre që vuajmë, dyert që ua mbyllim atyre që janë të huaj apo të ndryshëm nga ne, emigrantëve apo të varfërve”.

Papa beson se emigrantët që largohen nga vendet e tyre për t’i shpëtuar varfërisë duhet të mirëpriten dhe të integrohen në shoqëri, sepse ata mund të pasurojnë kulturalisht vendet e tyre pritëse dhe të forcojnë popullsinë në pakësim të Evropës. /abcnews

Related posts

“Ndoshta 10.000 njerëz, si kam llogaritur”- Kush është “Akrepi”, trafikanti më i kërkuar i emigrantëve në Evropë dhe fitimet marramendëse: S’vras askënd, askush nuk i detyron të hipin në varkë

admin

“Jam p*rdhunues”- Drogoi bashkëshorten e tij dhe ftoi në shtëpi 50 meshkuj të abuzonin s*ksualisht me të, burri pranoi krimet

admin

Programi i ri i Bankës Botërore për Shqipërinë, 900 mln dollarë deri në 2027

Muhamet Ramadani