RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Presidenca: BIA serbe ndaloi dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës në kufi

presidenca:-bia-serbe-ndaloi-dy-pjesetare-te-policise-se-kosoves-ne-kufi

Shef i Stafit në Kabinetin e Presidentes të Republikës së Kosovës, Blerim Vela, ka thënë se javën e kaluar Policia e Serbisë ndaloi dhe intervistoi dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, teksa po kalonin transit në kufi.

Vela thotë se kjo është dëshmi e veprimeve të paligjshme të Serbisë.

“Javën e kaluar, policia e Serbisë dhe BIA ndaluan/intervistuan dy pjestarë të Policisë së Kosovës në kufi, teksa po kalonin transit”, ka shkruar Vela.

“Kjo është dëshmi e veprimeve të paligjshme të Serbisë që pengojnë lirinë e lëvizjes”.

“Në vend që të bashkojë forcat me Kosovën për të luftuar krimin ndërkufitar, Serbia e bën të kundërtën!”.

Related posts

Marrëveshje Shqipëri-Azerbajxhan, presidenti Aliyev: Besimplotë për hapa vendimtare

admin

Përfshihet nga flakët një traget në Indonezi, pesë të vdekur dhe 41 të zhdukur

Hevzi

Kearns: Kosova është shtet sovran, Britania urgjent të fokusohet në Ballkan

admin