RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

ECDC nxjerr përfundimet nga pandemia

ecdc-nxjerr-perfundimet-nga-pandemia

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka nxjerrë një sërë përfundimesh nga pandemia e koronavirusit.

Për të ndihmuar vendet të përgatiten më mirë për pandemitë e ardhshme ose emergjenca të tjera, autoriteti shëndetësor i BE-së me qendër në Stokholm ka identifikuar katër fusha ku mund të nxirren mësime nga pandemia.

”Këto përfshijnë përfitimet e investimit në fuqinë punëtore shëndetësore, gatishmërinë më të mirë për krizat e ardhshme shëndetësore, komunikimin e rrezikut dhe angazhimin e komunitetit si dhe mbledhjen dhe analizën e të dhënave”, sipas një raporti të ECDC.

Ndërsa pandemia shkon drejt një faze me intensitet të reduktuar, raporti synon të nxjerrë në pah veprimet pasuese që mund të ndihmojnë në përmirësimin e gatishmërisë ndaj pandemisë në Evropë.

”Pandemia e COVID-19 na ka dhënë mësime të vlefshme dhe është e rëndësishme të rishikojmë dhe vlerësojmë veprimet tona për të përcaktuar se çfarë ka funksionuar dhe çfarë jo”, theksoi drejtori i ECDC, Andrea Ammon.

Related posts

Këshilli Evropian vendos për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnjë e Hercegovinën

admin6

Çmimi i taksive në kryeqytet e rajonit

admin

Presidentja e KE kërkon 66 miliardë euro shtesë për buxhetin e BE-së

rezart morina