RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Kemi rritur numrin e universiteteve në Turqi nga 76 në 208 – VIDEO

erdogan:-kemi-rritur-numrin-e-universiteteve-ne-turqi-nga-76-ne-208-–-video

Me arritjet e tyre të mëdha, sipas presidentit Erdoğan, ata magjepsën botën dhe e futën Turqinë në mesin e gjigantëve të botës.

Presidenti turk dhe kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet deklaroi që dy dekadat e fundit kanë investuar në gjithë Turqinë. Erdoğan tha në takimin në Antalya se ata do të vazhdojnë të ndërtojnë Turqinë siç kanë bërë në të kaluarën.

Presidenti turk shtoi se në vitet e fundit ata kanë punuar shumë që Turqia të përparojë fuqishëm në të gjitha fushat. “Ne kemi mbuluar çdo pëllëmbë të vendit me investime, duke mos parë prejardhjen ose fenë e askujt”, tha Erdoğan.

Ai theksoi se në Turqi e kanë rritur numrin e universiteteve nga 76 në 208.

“Tani arsimi ofrohet në të 81 rrethet në Turqi. Falë universiteteve tona moderne, ne tani po konkurrojmë me Perëndimin, Evropën dhe Amerikën”, tha presidenti turk.

Ndër të tjerash, Erdoğan theksoi se gjatë 21 viteve të fundit e kanë zhvilluar Turqinë në të gjitha fushat, nga arsimi, shëndetësia, siguria, drejtësia, energjia, bujqësia, industria e deri te turizmi.

Ai shtoi se me sukseset e tyre të mëdha, ata magjepsën botën dhe e futën Turqinë në mesin e gjigantëve të botës. /trt

Related posts

Aktivistët e Jerusalemit mobilizohen kundër kolonëve që sulmojnë Xhaminë Al-Aksa – VIDEO

admin

Rritet numri i të rinjve që ikin nga vendi edhe për të studiuar

admin

Disa fëmijë, një komandant i vrarë në sulmin izraelit në Gaza të shtunën

admin