RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Numri i vdekjeve nga përmbytjet në Kongo kalon mbi 200

numri-i-vdekjeve-nga-permbytjet-ne-kongo-kalon-mbi-200

Numri i vdekjeve nga përmbytjet dhe rrëshqitjeve të dheut në lindje të Republikës Demokratike të Kongos, është rritur në 203 persona të vdekur ndërsa më shumë trupa janë gjetur, tha një zyrtar administrativ të shtunën.

Numri i përkohshëm i vdekjeve, i njoftuar vonë të premten nga guvernatori i provincës, ishte të paktën 176 të vdekur.

“Këtu në Bushushu, 203 trupa janë nxjerrë tashmë nga rrënojat,” tha Thomas Bakenga, administrator i territorit Kalehe, ku ndodhen fshatrat e prekur.

Nuk ishte e mundur të vlerësohej shkalla e plotë e humbjeve njerëzore dhe dëmeve materiale, tha ai për mediat lokale.

Reshjet e dendura të shiut në rajonin Kalehe të provincës së Kivusë Jugore të enjten shkaktuan vërshimin e lumenjve, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut që përfshiu fshatrat Bushushu dhe Nyamukubi. /mesazhi

Related posts

BE përsërit thirrjen që të ndiqen përgjegjësit e sulmit në Banjskë

admin

Vrau partneren dhe 2 fëmijët e saj, si edhe një 10-vjeçare, autori i m*sakrës godet me çekiç në kokë një të burgosur! I plagosuri në luftë për jetën

admin

Zelensky kërkoi anëtarësim të Ukrainës në BE deri në 2027, Luksemburgu: Kemi rregulla! S’mund të japë ultimatume, nuk është në interesin e tij

admin