RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Aksident tragjik në provincën Hatay të Turqisë, 12 të vdekur dhe 32 të plagosur – VIDEO

aksident-tragjik-ne-provincen-hatay-te-turqise,-12-te-vdekur-dhe-32-te-plagosur-–-video

Një incident tragjik ndodhi në provincën Hatay të Turqisë të shtunën, pasi një kamion u përplas me disa automjete që prisnin në një pikë karburanti, duke shkaktuar humbjen jetëve e të paktën 12 personave dhe duke lënë 32 të tjerë të plagosur.

Burimet vendase kanë bërë të ditur se kamioni është përplasur në linjën e automjeteve, duke shkaktuar më pas një zjarr që përfshiu dy mikrobusë aty pranë.

Ngjarja ndodhi jashtë qytetit Belen në Hatay, provincën më jugore të Turqisë. Raportet paraprake bëjnë me dije për 12 të vdekur dhe 32 të plagosur.

Në vendngjarje kanë mbërritur me shpejtësi ekipet e zjarrfikësve për të shuar flakët.

Vijojnë hetimet për përcaktimin e identitetit të drejtuesit të kamionit dhe zbardhjen e faktorëve që kanë çuar në humbjen e kontrollit mbi mjetin.

Related posts

Përfundon takimi ndërmjet Escobar dhe liderëve opozitarë, asnjë koment nga palët

admin

Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë nga 22 maji

admin

Erdoğan: Aktivitetet e PKK-së në Suedi të papranueshme për Turqinë

rezart morina