RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Numri i vdekjeve nga përmbytjet në Kongo kalon mbi 200

numri-i-vdekjeve-nga-permbytjet-ne-kongo-kalon-mbi-200

Numri i vdekjeve nga përmbytjet dhe rrëshqitjeve të dheut në lindje të Republikës Demokratike të Kongos, është rritur në 203 persona të vdekur ndërsa më shumë trupa janë gjetur, tha një zyrtar administrativ të shtunën.

Numri i përkohshëm i vdekjeve, i njoftuar vonë të premten nga guvernatori i provincës, ishte të paktën 176 të vdekur.

“Këtu në Bushushu, 203 trupa janë nxjerrë tashmë nga rrënojat,” tha Thomas Bakenga, administrator i territorit Kalehe, ku ndodhen fshatrat e prekur.

Nuk ishte e mundur të vlerësohej shkalla e plotë e humbjeve njerëzore dhe dëmeve materiale, tha ai për mediat lokale.

Reshjet e dendura të shiut në rajonin Kalehe të provincës së Kivusë Jugore të enjten shkaktuan vërshimin e lumenjve, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut që përfshiu fshatrat Bushushu dhe Nyamukubi. /mesazhi

Related posts

Izraeli shndërron Qytetin e Vjetër të Jerusalemit në zonë ushtarake, ndalohet falja në Al-Aksa

Muhamet Ramadani

Kërcënoi se do hidhte vetën në erë në konsullatën e Iranit në Paris, policia arreston personin

admin

Kontroll i çmimeve të derivateve nga inspektorët në terren

Muhamet Ramadani