RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hebrenjtë fanatikë bastisin Xhaminë Al-Aksa nën mbrojtjen e policisë izraelite – VIDEO

hebrenjte-fanatike-bastisin-xhamine-al-aksa-nen-mbrojtjen-e-policise-izraelite-–-video

Një grup hebrenjsh fanatikë, të shoqëruar nga rabini dhe ish-deputeti ekstremist i Partisë Likud, Yehuda Glick, dhe nën mbrojtjen intensive të policisë izraelite, bastisën Xhaminë Al-Aksa, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze WAFA, hebrenjtë fanatikë hynë në Harem Al-Sharif përmes portës Megaribe nën mbrojtjen e shumë policëve izraelitë.

Rabini ekstremist Glick, i cili kryesoi grupin fanatik hebre gjatë bastisjes, mbajti një fjalim provokues për Xhaminë Al-Aksa.

– Shkelje e sovranitetit të Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit

Sipas marrëveshjes së paqes të nënshkruar midis Izraelit dhe Jordanisë më 26 tetor 1994, Mesxhid Al-Aksa dhe dhe vakëfet në Kuds janë nën kujdesin e Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit, e cila vepron nën Ministrinë jordaneze të Vakëfeve, Çështjeve Islame dhe Shenjtërisë.

Hebrenjtë, të cilët më parë vizitonin Xhaminë al-Aksa me lejen e Administratës së Vakëfeve Islame, që nga viti 2003, me një vendim të njëanshëm të Izraelit, shkelin sovranitetin e këtij institucioni duke hyrë në faltoren e muslimanëve pa leje dhe nën mbrojtjen e policisë izraelite.

Administrata e Vakëfeve Islame të Kudsit, e cila nuk e njeh këtë vendim të njëanshëm nga autoritetet izraelite, i përshkruan si “bastisje” hyrjet e tilla që cenojnë sovranitetin e muslimanëve.

Mesxhid Al-Aksa, që gjendet në Kudsin Lindor të pushtuar, është kibla e parë e muslimanëve.

Hebrenjtë po kryejnë gërmime në këtë kompleks nën pretendimin aty gjendej i ashtuquajturi “Tempulli i Solomonit”.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Më pas aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, në një veprim që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

Related posts

Kirgistani, Taxhikistani në negociata për t’i dhënë fund përplasjes ushtarake në kufi

admin

Forcat italiane shpëtojnë anijen turke nga piratët, momente dramatike në det! – VIDEO

rezart morina

Sulmi me qindra të vdekur në Moskë, FSB-ja arreston edhe tre të dyshuar të tjerë të përfshirë në krim

admin