RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një provincë e tërë në Kanada shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve

nje-province-e-tere-ne-kanada-shpall-gjendje-te-jashtezakonshme-per-shkak-te-zjarreve

Në gjithë provincën Alberta të Kanadasë u shpall gjendje e jashtëzakonshme të shtunën për shkak të zjarreve të furishme, të cilat kanë shkaktuar evakuimin e të paktën 24 mijë banorëve, transmeton Anadolu.

Kryeministrja e provincës, Danielle Smith, i quajti zjarret “krizë e paprecedentë”, pasi 103 zjarre përfshinë 121.909 hektarë. Që nga fillimi i së premtes, janë evidentuar 45 zjarre të reja.

Pavarësisht gjendjes së jashtëzakonshme, Smith megjithatë dha mesazhe për të zbutur frikën.

“Dua t’i siguroj të gjithë se provinca jonë ka mjetet e duhura, teknologjinë e duhur dhe burimet e duhura për të trajtuar këtë sfidë dhe njerëzit do të marrin mbështetjen që u nevojitet”, tha ajo.

“Ne do të shpenzojmë gjithçka që duhet”, tha Smith.

Qeveria federale është në gatishmëri për të dërguar ndihmë kur të kërkohet, shtoi Smith.

Më shumë banorë mund të evakuohen pasi temperaturat më të larta se normalja dhe kushtet e thata dhe era vazhdojnë të ndihmojnë zjarret.

Related posts

Burgim i përjetshëm për adoleshentin që kreu masakër në një shkollë në Malmo

admin

Zbritet për 2 cent çmimi i naftës dhe 1 cent i gazit, mbetet i pandryshuar ai i benzinës

admin

Kishat e Kudsit dënojnë sulmet e kolonëve hebrenj ndaj varrezës së krishterë

admin