RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një provincë e tërë në Kanada shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve

nje-province-e-tere-ne-kanada-shpall-gjendje-te-jashtezakonshme-per-shkak-te-zjarreve

Në gjithë provincën Alberta të Kanadasë u shpall gjendje e jashtëzakonshme të shtunën për shkak të zjarreve të furishme, të cilat kanë shkaktuar evakuimin e të paktën 24 mijë banorëve, transmeton Anadolu.

Kryeministrja e provincës, Danielle Smith, i quajti zjarret “krizë e paprecedentë”, pasi 103 zjarre përfshinë 121.909 hektarë. Që nga fillimi i së premtes, janë evidentuar 45 zjarre të reja.

Pavarësisht gjendjes së jashtëzakonshme, Smith megjithatë dha mesazhe për të zbutur frikën.

“Dua t’i siguroj të gjithë se provinca jonë ka mjetet e duhura, teknologjinë e duhur dhe burimet e duhura për të trajtuar këtë sfidë dhe njerëzit do të marrin mbështetjen që u nevojitet”, tha ajo.

“Ne do të shpenzojmë gjithçka që duhet”, tha Smith.

Qeveria federale është në gatishmëri për të dërguar ndihmë kur të kërkohet, shtoi Smith.

Më shumë banorë mund të evakuohen pasi temperaturat më të larta se normalja dhe kushtet e thata dhe era vazhdojnë të ndihmojnë zjarret.

Related posts

Kurti thotë se shumë qytetarë serbë në Kamenicë po i përgjigjen pozitivisht regjistrimit

Muhamet Ramadani

Në Republikën Çeke ngrihet kallëzim penal kundër ushtarit izraelit për “gjenocid dhe krime lufte”

RTI

Krerët e inteligjencës amerikane e britanike me thirrje të përbashkët për ar’mëpushim në Ga’za

admin