RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE: Sanksione ndaj kompanive kineze që ndihmojnë Rusinë

be:-sanksione-ndaj-kompanive-kineze-qe-ndihmojne-rusine

Brukseli ka propozuar sanksionimin e kompanive kineze për mbështetjen e makinerisë ruse të luftës, për herë të parë që nga fillimi i agresionit kundër Ukrainës, sipas “Financial Times”, sipas së cilës masa do të irritonte Pekinin, i shqetësuar për të parandaluar BE-në që të qëndrojë me Uashingtonin në luftën për ndikim global.

Veçanërisht shtatë kompani kineze kanë përfunduar në shënjestrën e shitjes së pajisjeve që mund të përdoren në armatime dhe rrjedhimisht në listën e një pakete sanksionesh që do të diskutohet nga vendet e BE-së, këtë javë.

Disa kompani janë prekur tashmë nga masat ad hoc të SHBA-së.

Brukseli deri më tani ka shmangur synimin e Kinës, duke argumentuar se asnjë provë nuk ka treguar se ai po furnizonte drejtpërdrejt me armë Moskën.

Në listën e sanksioneve, që kërkon miratimin unanim të 27 shteteve përpara aplikimit të tyre, janë gjysmëpërçuesit kinezë 3HC dhe teknologjia King-Pai, tashmë të sanksionuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa dy kompani me bazë në Hong Kong, gjithashtu në listën e BE-së, janë goditur nga Departamenti i Thesarit të SHBA-së: Sinno Electronics dhe Sigma Technology.

“Propozimi i sanksioneve të Komisionit Evropian, thekson në mënyrë specifike se, duke pasur parasysh rolin kyç mundësues të komponentëve elektronikë për përdorim nga kompleksi ushtarak dhe industrial i Rusisë për të mbështetur luftën e agresionit kundër Ukrainës, disa subjekte të tjera në vende të treta të përfshira duhet të përfshihen edhe kufizimet tregtare”, sipas “Financial Times”.

Masat pritet gjithashtu të synojnë disa subjekte ruse të përfshira në zhvillimin, prodhimin dhe furnizimin e komponentëve elektronikë për kompleksin ushtarak dhe industrial të Rusisë. /atsh

Related posts

Kapet drogë në festivalin “Sunny Hill”

rezart morina

Kryediplomati turk bën thirrje për zgjidhje me dy shtete në konfliktin Izrael-Palestinë

rezart morina

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e dy personave

rezart morina