RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sllovenia përfshihet nga moti i keq

sllovenia-perfshihet-nga-moti-i-keq

Stuhia e së dielës që goditi pjesë lindore të Sllovenisë shkaktoi përmbytje të objekteve dhe dëme në të mbjellat si dhe shkaktoi rrëshqitje të shumta dheu, raporton Anadolu.

Në komunën e Makoles, reshjet e shiut shkatërruan të mbjellat ndërsa uji kërcënoi shtëpitë në disa vende. Breshëri më i madh ishte në madhësinë e një arre kurse bimësia u shkatërrua për vetëm 15 minuta. Uji ka rrjedhur edhe në brendësi të disa shtëpive.

Në Gabrski të komunës së Trbovljes, zjarrfikësit kanë mbuluar rreth 1.000 metra katrorë rrëshqitje dheu që kërcënon një ndërtesë banimi. Në varrezat lokale, për shkak të një kanali të bllokuar, vërshimet dolën mbi varre kurse zjarrfikësit kanë përdorur thasë kundër përmbytjeve.

Pasditen e së dielës, përmbytjet u regjistruan edhe disa ndërtesa në komunat Velenje, Gornji Grad, Tabor dhe Celje.

Si pasojë e reshjeve të shiut, i cili në disa vende është shoqëruar me breshër, janë aktivizuar pesë rrëshqitje dherash, kurse era e fuqishme rrëzoi disa pemë.

Sipas Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Sllovenisë, janë aktivizuar zjarrfikësit nga 35 brigada vullnetare dhe dy shërbime zjarrfikëse profesionale.

Related posts

Ambasadori amerikan i jep përkrahje të fuqishme FSK-së

admin

“Gjysmë viti ferr”- Protestuesit marshojnë në Izrael në prag të 6-mujorit të luftës me Hamasit, thirrje për zgjedhje të menjëhershme dhe lirim të pengjeve

admin

Palestinë: Këtu është një përmbledhje e zhvillimeve kryesore

admin