RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidentja e KE-së, Von der Leyen do të vizitojë Kievin

presidentja-e-ke-se,-von-der-leyen-do-te-vizitoje-kievin

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen do të vizitojë të martën kryeqytetin e Ukrainës, Kievin, për t’u takuar me presidentin Volodymyr Zelenskyy, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i KE-së, Eric Mamer tha se Von der Leyen do të vizitojë të martën Kievin për t’u takuar me Zelenskyy-n dhe për të përsëritur mbështetjen e Bashkimit Evropian (BE) për Ukrainën. Duke theksuar se vizita do të bëhet në datën 9 maj – Ditën e Evropës, Mamer tha se mirëpresin vendimin që edhe Ukraina ta festojë këtë ditë nga ky vit.

Ai theksoi se detajet e vizitës nuk do të publikohen për arsye sigurie dhe se anëtarësimi i Ukrainës në BE është në axhendë.

Von der Leyen vizitoi për herë të fundit Kievin për Samitin BE-Ukrainë më 2 shkurt.

Ukraina, së cilës iu dha statusi i “kandidatit në BE” më 23 qershor 2022, katër muaj pas fillimit të luftës, nuk pritet të bëhet anëtare në një kohë të shkurtër.

Zyrtarët e BE-së kujtojnë se një vend për t’u bërë anëtare e BE-së duhet të përmbushë kriteret e Kopenhagës.

Related posts

Kurti vizitoi Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror

rezart morina

Nis popullimi i lagjes më të madhe kolonizuese në veri

admin6

OKB: Sulmet ndaj objekteve mjekësore janë të ndaluara sipas ligjit ndërkombëtar humanitar

rezart morina