RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Erdoğan: Paga minimale e punonjësve publikë do të rritet në 15 mijë lira – VIDEO

erdogan:-paga-minimale-e-punonjesve-publike-do-te-rritet-ne-15-mije-lira-–-video

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, njoftoi një rritje të pagave me 45 për qind për 700.000 punonjës publikë, duke rritur pagën minimale mujore të punonjësve publikë në 15.000 lira turke (rreth 700 euro), raporton Anadolu.

“Në kuadrin e kësaj marrëveshjeje kolektive, ne po rrisim pagat me 45 për qind, duke përfshirë pjesën e mirëqenies, duke rritur kështu pagën minimale të punonjësve publikë në 15.000 lira”, tha Erdoğan në Ankara.

Presidenti i Turqisë shtoi se vendi do të vazhdojë të punojë për rritjen e pagave minimale për nëpunësit civilë, si dhe për rritjen e pensioneve.

“Në korrik kemi përgatitje të bazuara në diferencën e inflacionit dhe peshën e mirëqenies”, shtoi ai.

Related posts

Vaksina e kombinuar kundër koronavirusit dhe gripit e kompanisë Moderna merr miratim në Evropë

Irfan Jahiu

UNICEF-i: Mbi 13 milionë fëmijë në Sudan kanë nevojë për ndihmë

Muhamet Ramadani

I ftohti merr jetën e një tjetër foshnje në Gaza, mijëra të zhvendosur pa strehim të përshtatshëm

admin