RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Serbia nuk është e interesuar për marrëveshje finale

kurti:-serbia-nuk-eshte-e-interesuar-per-marreveshje-finale

Kryeministri Albin Kurti thotë se Serbia nuk është e interesuar për arritjen e marrëveshjes finale, megjithëse konfirmon se në muajin janar të vitit 2023 do të ketë nisma të reja për të përgatitur takimin e radhës në Bruksel.

Kurti, në një intervistë për KosovaPress, duke folur për planin franko-gjerman për dialogun, thotë se afatizimi i tij deri në mars të vitit të ardhshëm është bërë nga ndërmjetësit e dialogut.

Ai thekson se Serbia më shumë është e interesuar për shkaktimin e krizave në të cilat mandej shfaqet vet si faktor për t’i zgjidhur ato.

“Është e pritshme që në janar do të ketë nisma të reja për të përgatitur takimet në Bruksel. Me datën 18 gusht ka ndodhur një takim në procesin e bisedimeve le të themi historik, por me h të vogël, pasi për herë të parë agjenda e ka pasur rendin logjik të gjërave… Tri javë më vonë u bë propozimi që e kemi konsideruar si bazë e mirë për bisedime të mëtutjeshme nga emisarët specialë, të cilët erdhën edhe në Prishtinë me atë që është quajtur iniciativa franko-gjermane për marrëveshjen që i përngjanë dy Gjermanive me elemente dhe opsione të ndryshme. Unë besoj se aty thirrja që bëhet në vlera demokratike evropiane është pozitive, por procesi negociator do të tregojë si do të shkojë më tutje. Por është e qartë se Serbia nuk është e interesuar për marrëveshje dhe dialog. Ajo është e interesuar vetëm për shkaktim të krizave në të cilat mandej shfaqet vet si faktor që i zgjidh ato”, thotë ai.

Sa i përket dorëheqjeve nga institucionet të serbëve lokalë, Kurti thotë se nuk mund t’iu bëjë thirrje atyre të kthehen në institucione, por ata duhet të aplikojnë, pasi i braktisën ato.

“Unë nuk mund të bëj thirrje për kthim të atyre të cilët hodhën uniformat e Republikës së Kosovës. Unë mund t’i thërras të gjithë për aplikim, pra duhet të bëhet një aplikim i ri. Por kthimi nuk mund të bëhet se unë nuk jam penduar që ata kanë dalë, por duhet të jetë penduar ata pse i braktisën institucionet. Institucionet nuk janë vetëm të qeverisë, shqiptarëve dhe unë besoj se është e domosdoshme që serbët të aplikojnë”, shton ai.

Kurti flet dhe për mungesën e njohjeve dhe anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare gjatë vitit 2022.

Related posts

Kenia, rritet në 264 numri i të vdekurve nga kulti i urisë

admin

Bastisje në KEK nga Krimet Ekonomike, priten arrestime

admin

Të rinjtë e Maqedonisë së Veriut janë të dëshpëruar nga vonesat e anëtarësimit në BE

admin