RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia dënon sulmet izraelite në Gaza

turqia-denon-sulmet-izraelite-ne-gaza

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë dënoi sulmet izraelite në Rripin e rrethuar të Gazës, ku humbën jetën disa palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Punëve të Jashtme thuhet: “Dënojmë sulmet e kryera nga forcat izraelite në Gaza sot (9 maj), të cilat shkaktuan vdekjen e palestinezëve, përfshirë gra dhe fëmijë. Akte të tilla të neveritshme nuk janë aspak të pranueshme”.

Në deklaratë thuhet se këto sulme pritet të përfundojnë menjëherë pa humbje të mëtejshme jetësh dhe pa shkaktuar një konflikt të ri në rajon, duke shtuar: “Shpresojmë në mëshirën e Zotit për vëllezërit dhe motrat tona palestineze që humbën jetën në sulm dhe i shprehim ngushëllimet tona shtetit dhe popullit të Palestinës”.

Në sulmet ajrore të kryera nga ushtria izraelite dhe Organizata e Inteligjencës së Brendshme Shin-Bet (Shabak) në Gaza mëngjesin e sotëm humbën jetën 13 persona, mes tyre fëmijë dhe gra ndërsa 20 tjerë u plagosën. Është bërë e ditur se në mesin e atyre që humbën jetën në sulme, ishin edhe tre anëtarë të stafit ushtarak të Lëvizjes Xhihadi Islamik.

Related posts

2.2 milionë palestinezë kanë mbetur pa bukë dhe ujë

admin6

Australia rrit kuotën e imigracionit të përhershëm

admin

Frontex: Rekord migrantësh të parregullt që nga viti 2016

admin6