RTV AHIRETI
Lajme

Ministri për Çështje Fetare të Arabisë Saudite priti në takim shefin e kabinetit të Myftiut Naim ef. Tërnava, mr. Besim Mehmetin

ministri-per-ceshtje-fetare-te-arabise-saudite-priti-ne-takim-shefin-e-kabinetit-te-myftiut-naim-ef-ternava,-mr.-besim-mehmetin

Gjatë vizites së tij në Arabinë Saudite, shefi i kabinetit të Myftiut Tërnava, mr. Besim Mehmeti, u prit në takim nga ministri për Çështje Fetare të Arabisë Saudite, dr. Abdulatif al Shejh.

Ai përcolli përshëndetjet dhe urimet e Myftiut Tërnava, duke falënderuar kështu Mbretërinë e Arabise Saudite për përkrahjen e ofruar për Kosovën në periudha të ndryshme dhe në sfera të ndryshme. Ai gjithashtu e njohu nikoqirin me ecurinë e projekteve të përbashkëta të realizuara në Kosovë.

Nga ana e tij, ministri saudit, çmoi këtë vizitë duke vlerësuar tej mase angazhimet e Myftiut dhe të BIK-ut për thellim të bashkëpunimit, si dhe uroi të gjitha të mirat, prosperitet e zhvillim, për popullin e Kosovës.

Related posts

Von der Leyen: Ukraina po lufton për idealet e Europës, pushtuesi ka dështuar

admin

SHBA, policia arreston të dyshuarin për vrasjen e 4 muslimanëve në New Mexico

admin

Rohde: Sarrazin i theksoi Kurtit se çfarë duhet bërë për rrugën drejt integrimeve euroatlantike

RTI