Një shtetas rus me origjinë palestineze, gruaja dhe djali i tij kanë humbur jetën në sulmet izraelite në Rripin e Gazës mëngjesin e sotëm, transmeton Anadolu.
Për këtë është bërë një deklaratë me shkrim nga Përfaqësia Ruse në Ramallah.
Sipas deklaratës, gjatë sulmit të ushtrisë izraelite në Gaza, humbën jetën shtetasi rus Dr. Jamal Hadvan, gruaja dhe djali i tij.
Në sulmet ajrore të ushtrisë izraelite në Gaza mëngjesin e sotëm humbën jetën 13 persona, mes tyre fëmijë dhe gra ndërsa u plagosën 20 të tjerë.
Është bërë e ditur se tre nga anëtarët e personelit ushtarak të Lëvizjes Xhihad Islamik ishin në mesin e atyre që humbën jetën në sulme.