RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Në sulmet izraelite ndaj Rripit të Gazës humbën jetën 3 shtetas rusë

ne-sulmet-izraelite-ndaj-rripit-te-gazes-humben-jeten-3-shtetas-ruse

Një shtetas rus me origjinë palestineze, gruaja dhe djali i tij kanë humbur jetën në sulmet izraelite në Rripin e Gazës mëngjesin e sotëm, transmeton Anadolu.

Për këtë është bërë një deklaratë me shkrim nga Përfaqësia Ruse në Ramallah.

Sipas deklaratës, gjatë sulmit të ushtrisë izraelite në Gaza, humbën jetën shtetasi rus Dr. Jamal Hadvan, gruaja dhe djali i tij.

Në sulmet ajrore të ushtrisë izraelite në Gaza mëngjesin e sotëm humbën jetën 13 persona, mes tyre fëmijë dhe gra ndërsa u plagosën 20 të tjerë.

Është bërë e ditur se tre nga anëtarët e personelit ushtarak të Lëvizjes Xhihad Islamik ishin në mesin e atyre që humbën jetën në sulme.

Related posts

Gratë sipërmarrëse të Ballkanit mblidhen në Shkup, merr pjesë ministrja turke e Familjes dhe Shërbimeve Sociale

Muhamet Ramadani

Arabi Saudite, rrufeja godet kullën e sahatit në Mekë

admin

Federata Palestineze e Futbollit apelon kundër vendimit të FIFA-s për të mos sanksionuar Izraelin

admin