RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Në sulmin e fundit të Izraelit në Gaza vriten 2 palestinezë

ne-sulmin-e-fundit-te-izraelit-ne-gaza-vriten-2-palestineze

Dy palestinezë të tjerë janë vrarë në sulmin e fundit të ushtrisë izraelite në Rripin e bllokuar të Gazës, transmeton Anadolu.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza bëri një deklaratë në lidhje me bilancin e sulmeve të ushtrisë izraelite në pjesën veriore të Rripit të Gazës sot.

Në deklaratë thuhet se në sulmin e sotëm izraelit janë vrarë dy palestinezë.

Siç njoftohet, numri i personave që humbën jetën në sulmet e kryera nga Izraeli në Rripin e Gazës që nga dje u rrit në 17 dhe numri i të plagosurve në 37.

Në sulmet e kryera nga Izraeli në Rripin e Gazës dje, humbën jetën 15 palestinezë, mes tyre gra dhe fëmijë, kurse 22 u plagosën. Është bërë e ditur se tre persona nga personeli ushtarak i Lëvizjes Xhihadi Islamik ishin në mesin të vdekurve nga sulmet.

Ushtria izraelite sot goditi sërish disa zona në Gaza, ku qetësia mbizotëronte që nga orët e natës.

Pas kësaj, një seri raketash u lëshuan nga Gaza në drejtim të Izraelit.

Related posts

Sfida më e fundit që ky gjenocidist po i bën botës, atë që mund t’ja bëjë dhe Vlorës

Hevzi

Forcat izraelite bombardojnë pjesën jugore të Rripit të Gazës, ka shumë të vdekur dhe të plagosur

Muhamet Ramadani

Ambasadori amerikan reagon për situatën në Kuvend

admin