RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ambasadori amerikan reagon për situatën në Kuvend

ambasadori-amerikan-reagon-per-situaten-ne-kuvend

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ka reaguar pas rrahjes që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës.

Hovenier ka shkruar se është për të ardhur keq të shohësh atë që ka ndodhur sot.

Ai ka shtuar se përdorimi i dhunës nuk është mjet për të shprehur mospajtimet.

“Është për të ardhur keq të shoh se çfarë ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës. Do të doja të mos kisha nevojë ta thosha këtë: përdorimi i dhunës nuk është kurrë një mjet i pranueshëm për të shprehur mospajtimet.

Në çdo demokraci shpesh ka dallime të forta. Por dallimet duhet të zgjidhen përmes diskursit – një qëllim themelor i çdo legjislativi të demokracisë”, ka shkruar Hovenier.

Related posts

Ukraina paralajmëron ganezët të mos luftojnë për Rusinë

Irfan Jahiu

Zgjedhjet për PE/ Partitë e ekstremit të djathtë kryesojnë në Gjermani! Scholz përballet me humbje të madhe, sondazhet e rendisin të tretin

admin

Konflikti në Lindjen e Mesme, Reuters: SHBA po dërgon 2 500 marinsa dhe tre anije të tjera shtesë në rajon

admin