RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Iraku kthen 6000 pjesë të artefakteve historike nga Britania pas 100 viteve

iraku-kthen-6000-pjese-te-artefakteve-historike-nga-britania-pas-100-viteve

Këto artefakte ishin dërguar në Angli për studime shkencore në vitin 1923.

Administrata irakiane ka kthyer 6.000 pjesë të artefakteve historike që kanë qenë në Britaninë e Madhe nga viti 1923.

Presidenti i Irakut Abdul Latif Rashid, në aeroportin ndërkombëtar në Bagdad, me rastin e kthimit të objekteve të përmendura, tha se ata kthyen 6.000 pjesë të artefakteve që u dërguan në Angli për studime shkencore në vitin 1923 dhe se ky është kthimi i dytë më i madh i artefakteve në Irak.

“Ne shpresojmë që artefaktet historike të gjetura në Angli do të jenë të dobishme për shkencëtarët dhe studiuesit në studimet shkencore, si dhe për gjithë njerëzimin,” tha Rashid.

Ai tha se do të vazhdojnë të punojnë për kthimin e objekteve historike që janë vjedhur në Irak për t’i dërguar jashtë vendit.

Ai falënderoi qeverinë britanike për solidaritetin e saj në ruajtjen dhe kthimin e 6.000 objekteve.

Related posts

Rusia vazhdon sulmet ajrore, vriten tre civilë në Ukrainë

admin

Osmani: Serbia shkeli 2 marrëveshje për 24 orë

admin

Edhe dy jetë të shpëtuara në Turqi nga FSK-ja, pas 162 orëve qëndrimi nën rrënoja

Muhamet Ramadani