Salimata Sylla, me nofkën Sila, lojtare e ekipit të ligës së tretë Aubervilliers, filloi të mbante shami tri vjet më parë dhe për këtë shkak më 8 janar të këtij viti iu ndalua pjesëmarrja në një ndeshje në qytetin Escaudian.
Basketbollistja franceze Salimata Sylla kishte dëshirë të zjarrtë të luajë në ndeshjet zyrtare me mbulesë të kokës, mirëpo një gjë e tillë iu ndalua në janar të këtij viti.
E quajtur me nofkën “Sila”, një lojtare e ekipit të ligës së tretë Aubervilliers, filloi të mbante shami tri vjet më parë.
E lindur në Paris, Sylla, tani 25 vjeçe, filloi të merrej me basketboll 14 vjet më parë me drejtimin e motrave të saj.
“Familja ime, miqtë e mi, të gjithë më pranojnë ashtu siç jam sepse jam ‘Sali’”, ka thënë Sylla.
Më herët, më 8 janar, lojtares së re iu ndalua pjesëmarrja në ndeshjet zyrtare.
Në qytetin e Escaudain, trajneri i saj erdhi tek ajo dy minuta para fillimit të ndeshjes dhe i tha: “Më vjen keq Sali, por nuk mund të luash me shami”.
Më pas ajo foli me gjyqtarët dhe ata i thanë se “çdo aksesor që mbulon kokën konsiderohet i papërshtatshëm për lojën”, siç thuhet në rregulloren e Federatës Franceze të Basketbollit (FFBB).
Krijimi i ligës “Ball.Her”
Sylla më pas krijoi Ligën e Grave “Ball.Her” dhe tha “Unë dua të ndërtoj fusha të shëndosha për të gjithë. Ne nuk mund ta gjejmë veten të poshtëruar në fushë dhe jashtë. Lidhja e grave të Ball.Her është këtu për të pranuar të gjitha vajzat, pa diskriminime a pabarazi, që ne të shijojmë basketbollin që e duam kaq shumë”.
Që nga viti 2017, qeveria franceze dhe Federata Ndërkombëtare e Basketbollit i kanë lejuar lojtarët të mbajnë shami gjatë lojës, shtoi ajo.
FFBB-ja ende nuk iu është përgjigjur pyetjeve të saj në lidhje me ndalimin.
Salimata Sylla tha se aspiron të kthehet në ligën FFBB me shaminë e saj, duke shtuar se Federata Franceze e Hendbollit i lejon gratë të luajnë me kokë të mbuluar. /trt