RTV AHIRETI
Lajme

Myftiu Tërnava priti në takim përfaqësuesit e studentëve të Unionit Studentor të FShI-së

myftiu-ternava-priti-ne-takim-perfaqesuesit-e-studenteve-te-unionit-studentor-te-fshi-se

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim kryetarin e Unionit Studentor të Fakultetit të Shkencave Islame të Shkupit, z. Luftim Dearin, i cili shoqërohej edhe nga studentët e këtij Fakultetit, si dhe nga përfaqësuesit e Unionit Studentor të Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtinës.

Myftiu Tërnava u uroi studentëve mirëseardhje në institucionit e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe i përgëzoi ata për këtë iniciativë dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer që kanë me studentët e Fakultetit të Studimeve Islame.

Po ashtu, gjatë kësaj vizite, studentët e FShI-së u pritën në takim edhe nga drejtori i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, prof. Sabri ef. Bajgora.

Në emër të studentëve, z. Luftim Deari, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe për përkrahjen e vazhdueshme që ka institucioni i BIK-ut për studentët në përgjithësi.

Related posts

Sulmi iz’raelit në shkollë vret dhjetëra civilë të strehuar – VIDEO

admin

Miratohet marrëveshja përfundimtare në Samitin e Klimës në Egjipt

admin

KQZ cakton afatet për zgjedhjet në veri

Muhamet Ramadani