RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Rreth 60 mijë refugjatë sirian në Turqi u kthyen vullnetarisht në vendlindje”

“rreth-60-mije-refugjate-sirian-ne-turqi-u-kthyen-vullnetarisht-ne-vendlindje”

Rreth 60 mijë sirianë në Turqi janë kthyer në vendin e tyre përtej kufirit që nga tërmetet e 6 shkurtit, epiqendra e të cilave ishte në rajonet jugore të Turqisë, njoftoi ministri turk i mbrojtjes kombëtare, Hulusi Akar, raporton Anadolu.

Duke thënë se kufijtë e Turqisë mbrohen, ruhen dhe monitorohen “intensivisht” gjatë 24 orëve në ditë me “mjete dhe pajisje të teknologjisë më të fundit”, Akar theksoi se janë duke marr masa të pandërprera.

Shefi turk i mbrojtjes tha më tej se pretendimet për fluks refugjatësh sirianë në Turqi nëpërmjet kufirit të saj jugor janë “absolutisht të pavërteta”.

“Rreth 60 mijë sirianë që jetojnë në Turqi po kthehen në vendlindjen e tyre për shkak të humbjes së shtëpive dhe të afërmve të tyre”, shtoi ai.

Më 6 shkurt, dy tërmete me magnitudë 7,7 dhe 7,6 goditën 11 provinca turke – Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Elazığ, Hatay, Gaziantep, Kahramanmaraş, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa – të cilat morën jetën e më shumë se 50 mijë njerëzve.

Më shumë se 13,5 milionë njerëz në Turqi janë prekur nga tërmetet, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriore.

Akar dënoi gjithashtu sulmin e fundit ndaj librit të shenjtë musliman, Kuranit, dhe flamurit turk në Danimarkë.

“Sulmi ndaj flamurit dhe librit tonë të shenjtë është një shembull i qartë i barbarizmit, sjelljes së urryer dhe të neveritshme. Ky është absolutisht një krim kundër njerëzimit dhe krim i urrejtjes. Kjo është e papranueshme”, tha ai.

Muajt e fundit janë parë disa akte të djegies së Kuranit, ose përpjekje për ta bërë këtë, nga figura apo grupe islamofobike në Evropën veriore dhe në vendet nordike.

Related posts

Kurti e Vuçiq pritet të takohen në tetor

admin

Sekretari i jashtëm britanik: Duam që konflikti në Gaza të përfundojë sa më parë

admin6

Lajçak: Kosova e Serbia s’janë të gatshme për normalizim, shpresoja që shumica e pikave të marrëveshjes do të zbatoheshin

admin