RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ankaraja thirrje SHBA-së të ushtrojë presion ndaj Izraelit për të ndalur sulmet në Gaza

ankaraja-thirrje-shba-se-te-ushtroje-presion-ndaj-izraelit-per-te-ndalur-sulmet-ne-gaza

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan i ka kërkuar homologut të tij amerikan Antony Blinken që Uashingtoni të përdorë ndikimin e tij mbi Izraelin për të ndalur sulmet izraelite, tha një burim diplomatik turk.

Fidan i tha Blinken se situata në Gaza dhe Bregu Perëndimor po përkeqësohej për shkak të sulmeve izraelite.

“Fidan theksoi nevojën që Izraeli të ulet në tryezë pasi të arrihet një armëpushim i plotë, në mënyrë që të fillojë një proces që synon realizimin e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme të bazuar në një zgjidhje me dy shtete”,” theksoi burimi turk.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i tha Joe Biden të enjten se SHBA kishte një përgjegjësi historike për të arritur një armëpushim në Gaza. /abcnews

Related posts

Qindra palestinezë të vrarë gjatë operacionit izraelit për lirimin e 4 pengjeve

admin

BE lëvron para të reja për Ukrainën, do të vendosen në përdorim interesat nga pasuritë ruse të sanksionuara! Hungaria s’është dakord.

admin

Shkëmbimi i fortë i zjarrit ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut, VOA: Shtohen shqetësimet për një luftë gjithëpërfshirëse rajonale

admin