RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lajçak: Diskutuam për zbatimin e marrëveshjes së 27 shkurtit

lajcak:-diskutuam-per-zbatimin-e-marreveshjes-se-27-shkurtit

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar pas takimit me dy kryenegociatorët Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin.

Lajçak ka treguar se pikë e takimit të sotëm ishte zbatimi i marrëveshjes së 27 shkurtit, teksa shtoi se diskutimet do të vazhdojnë.

“Kam pritur kryenegociatorët e Kosovës Besnik Bislimin dhe Serbisë Petar Petkoviqin për një raund tjetër të takimeve të dialogut në Bruksel. Ne diskutuam rrugën përpara për zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe synuam të qartësojmë pyetjet e hapura. Diskutimet do të vazhdojnë”, shkroi Lajçak.

Related posts

Thatësi tejmase në Itali, kanalet e Venecias thahen komplet

admin

Studimi global zbulon shifrat e frikshme, më shumë se 300 milionë fëmijë viktima të abuzimit s*ksual në internet çdo vit

admin

Blinken shkon në Kinë, do t’i kërkojë Pekinit të ndërpresë mbështetjen ushtarake për Rusinë

admin